Përgjigja epike e Dua Lipës kur e pyesin të zgjedh mes Londrës dhe Prishtinës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së fundi ka dhënë një intervistë për CNN.

ShowBiz

16/11/2018 17:08

Dua Lipa për “CNN” ka folur rreth projekteve të reja, Kosovën, kohën kur ishte refugjae dhe Brexit-in, shkruan lajmi.net.

“Askush nuk e lë vendlindje me dëshirë. Unë e di se çfarë do të thotë pasi e kam përjetuar duke ardhur në Britani të Madhe. Kam qenë me fat që kam ardhur në Londër dhe kam plotësuar ëndrrat”, tha ajo për CNN.

Në fund të intervistës, gazetarja Becky Andreson e ‘detyron’ Duan të zgjedh mes Prishtinës dhe Londrës, ndërsa pa hezitim  Dua zgjedh Prishtinën si vendin ku ndihet më së miri.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Dua Lipa është “If Only”, në duet me Andrea Bocellin. /Lajmi.net/

YouTube player