Përfundon takimi në Kryesinë e Kuvendit, opozita: OK për “McAllister”

Përfaqësuesit e partive të opozitës të Shqipërisë, në përfundim të takimit me ata të mazhorancës në Kryesinë e Kuvendit për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike, kanë përcjellë mesazhin se mbështesin paketën “McAllister” për të tejkaluar ngërçin.

Lajme

17/05/2017 22:21

Mimoza Hafizi, LIBRA: Insistojmë në standardet zgjedhore. Nuk ka kuptim që kjo krizë të zgjidhet vetëm mes disa partive të mëdha. Çdo shqiptar e di që standardet zgjedhore nuk rregullohen me emra ministrash, por me zgjidhje reale. Ndaj kusht mbetet numërimi elektronik. Drafti i diskutimit ishte paketa McAllister.

Fatmir Mediu, PR: Në tryezë kemi pozicione të përafërta, por dhe të ndryshme. Opozita ka ritheksuar se ka miratuar paketën e Yee dhe ambasadorit Lu, kjo është paketa McAllister dhe propozimet e tjera të integruara. kemi parë një vullnet të mirë nga pjesa tjetër e partive politike, vec zotit Rama. Opozita është e gatshme ta miratojë këtë paketë, të votojë vettingun dhe të procedohet me zgjedhje. Qëllimi ynë është që zgjedhjet të mos ndikohen nga droga por nga standardet. Vlerësoj angazhimin e LSI, PDIU dhe LIBRA që shprehën gatishmërinë për ta mbështetur këtë paketë.

Pjesëmarrës të tjerë në këtë takim, si Dashamir Shehi dhe kreu i PDK, Nard Ndoka nuk kanë preferuar të bëjnë deklarata për mediat.