Përfundon takimi i liderëve partiakë, s’ka marrëveshje për demarkacionin

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas për Kosovës, Jakup Krasniqi, kanë dal nga takimi që është mbajtur në mes të pozitës dhe opozitës për demarkacionin.

Lajme

25/10/2016 16:23

Krasniqi e Ymeri kanë thënë se takimi ka përfunduar pa marrëveshje, pasi sipas tyre koalicioni qeverisës i ka ndërruar qëndrimet.

Krasniqi ka thënë se kërkesa e tyre ka qenë rishqyrtimi i marrëveshjes, raporton Lajmi.net.

Ndërsa Ymeri ka thënë se në këtë takim kanë ardhur për ta nënshkruar marrëveshjen, por që koalicioni qeverisës ka ndryshuar qëndrimet.