Përfundon seanca e Kuvendit, miratohen disa projektligje

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte vazhdim i seancës së javës së kaluar ka përfunduar shpejtë, dhe pa tentim bllokim nga ana e opozitës, siç ka ndodhur në seancat e kohëve të fundit.

Lajme

24/02/2016 15:37

Në këtë seancë morën pjesë vetëm deputetët e pozitës, pasi ata të opozitës, pjesa që nuk ishin të përjashtuar vendosën ta bojkotojnë atë.

Deputetët e mazhorancës, gjatë kësaj seance miratuan disa projektligje, si ai për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10.

Po ashtu në këtë seancë është miratuar Projektligji për Arsimin e Lartë, propozim-amendamenti nr. 25 në Kushtetutën e Kosovës, i ri-proceduar nga Qeveria, , raporti për Ligjin për Policinë, si dhe raporti për Ligjin për Inspeksionin bujqësor

Deputetët nuk e kanë miratuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK.

Ndërsa shqyrtimi I raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizimin, është shtyrë për një seancë tjetër.