Përfundon numërimi i votave në Lipjan, garë e ashpër për vendin e parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përfundim e sipër të numërimit të votave.

Lajme

12/06/2017 19:08

Tashmë në komunën e Lipjanit ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 80 vendvotime.

Në këtë komunë prin me 37.90% LDK-AKR-Alternativa, pas saj radhitet PDK-AAK-Nisma me 32.17% dhe e tret është Lëvizja Vetëvendosje me 22.88%.

Së shpejti pritet të përfundojë procesi i numërimit nga KQZ.