Përfundimtare: Për Mitrovicën “luftojnë” Valdete Idrizi dhe Agim Bahtiri

Në Mitrovicë, numërimi i votave për zgjedhjet lokale të 22 tetorit është drejt fundit.

Lajme

23/10/2017 08:39

Deri tani janë numëruar 99 % të vendvotimeve, duke vërtetuar kështu edhe njëherë, se ky qytet i rëndësishëm i Kosovës shkon në balotazh.

Rezultati i ngushtë mes dy kandidatëve bën që beteja do të zhvillohet mes Valdete Idrizit të PDK-së që ka arritur deri tani të marrë 29,56% dhe Agim Bahtirit nga AKR-ja me 27,10%, njofton Klan Kosova.

I treti sipas këtyre rezultateve është Safet Kamberi nga LDK-ja me 21, 69 % pasuar nga Fehmi Ferati i Vëtevendosjes me 15,68 %.

Më poshtë e keni tableën që tregon rradhitjen e kandidatëve, sipas rezultateve të KQZ-së.