Përforcimi i ri i Milanit është …. 39 vjeç (FOTO)

Milan është afër transferimit të portierit Marco Storari nga rivali i Serie A, Cagliari.

Sport

03/01/2017 08:39

Marco Storari është në prag të rikthimit në Milan.

Portieri 39-vjeç do të largohet nga Cagliari për të marrë rolin e zëvendësuesit të Gianluigi Donnarummas në San Siro, raporton “Calciomercato”.

Storari ka vendosur të largohet nga Cagliari pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit, përcjell “lajmi.net”.

Ai do të nënshkruajë me Milanin deri më 30 qershor të vitit 2017.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet pas rikthimit të nënkryetarit Adriano Galliani për përmbylljen e procesit të shitjes së klubit. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.