Përfitimet shëndetësore nga Tulsi, bima magjike

Tulsi është e njohur si 'mbretëresha e bimëve'. Për shkak të përmbajtjes së saj, Tulsi përdoret gjerësisht në shumë ilaçe natyrale.

Lifestyle

16/10/2014 18:39

Tulsi jo vetëm në gjethet e saj, por edhe në lulen e saj ka shumë përbërës që luftojnë një numër të sëmundjeve.

Një bimë e vetme e Tulsit mund të ju ndihmojë që të shpëtoni prej shumë problemeve shëndetësore, transmeton Lajmi.net.

Ethet: Lëngu i Tulsit është shumë i dobishëm dhe ju ndihmon në largimin e etheve.

Gripi: Ta përtypësh Tulsin në një stomak bosh do t’ju ndihmojë që të shpëtoni nga të ftohurit dhe gripi.

Dhimbjet e fytit: Vloni disa bimë të Tulsit në ujë dhe përdoreni atë për shpërlarje të gojës në rast se keni një dhimbje fyti. Ajo është gjithashtu shumë e dobishme për pacientët që vuajnë nga astma dhe bronkiti.

Dhimbjet e kokës: Dhimbjet e kokës për shkak të nxehtësisë janë shumë të zakonshme. Kështu që krijoni një pastë nga gjethet e kësaj bime dhe aplikojeni atë në ballin tuaj. Efektet e saj ftohëse patjetër që do të ju bëjnë të ndjeheni të relaksuar dhe të qetë, transmeton Lajmi.net.

Probleme me sy: Lëngu që nxiret nga kjo bimë mund të përdoret për të pastruar sytë tuaj dhe për t’i kuruar ata në rast se keni pasur një lëndim.

Probleme me dhëmbë: Përzijeni gjethet e thata me vaj mustarde për të krijuar një pastë. Masazhoni mishrat e dhëmbëve tuaj me këtë pastë apo përdoreni atë për t’i pastruar dhëmbët tuaj çdo ditë, do të ju ndihmojë në largimin e erës së keqe të gojës dhe sumundjeve të ndryshme dentale.

Kafshimi i insekteve: Kafshimi nga insektet është shumë i zakonshëm veçanërisht gjatë sezonit të verës, kështu që rrënja e kësaj bime mund të aplikohet në atë zonë ku ju kanë kafshuar insektet, për t’ju shëruar.