Përfitimet nga vaji i kokosit, të dëshmuara shkencërisht

Përderisa vaji i kokosit nuk është njohur më herët për përfitimet e vërteta shëndetësore, kohët e fundit ky lloj vaji ka filluar të marrë vlerësimin e vërtetë që e meriton.

Lifestyle

29/06/2015 19:39

Jo vetëm që është një vaj i mirë i ngopur me yndyrë, kokosi është një agjent i jashtëzakonshëm shërues, me ngarkesa shumë të dobishme shëndetësore.

Disa nga të mirat e këtij vaji janë:

1. Shkrinë dhjamin në trup
Ironike, apo jo? Një yndyrë e ngopur e cila mund të përshpejtojë humbjen e dhjamit në trup. E pra, studime të ndryshme mjekësore dëshmojnë se vaji i kokosit është i mirë si për gratë ashtu edhe për burrat. Ai është i aftë që të reduktojë dhjamin në bark brenda 1-3 muajve, transmeton Lajmi.net.

2. Përforcon trurin
Një studim i publikuar më 2006 në revistën mjekësore ‘Neurobiologjia e Plakjes’, tregoi se vaji i kokosit përmirësoi aftësinë njohëse në pacientë të cilët vuanin nga sëmundja Alzheimer. Rezultatet e studimit ishin të mahnitshme. Vaji i kokosit arriti që të përmirësojë aftësitë njohëse të personave me dëmtim të rënd të funksionit njohës në tru.

3. Shëron plagët
Kokosi është përdorur që nga kohët e lashta për të shëruar plagët. Tre prej mekanizmave të identifikuar që qëndrojnë prapa këtyre efekteve shëruese janë aftësia për të përmirësuar aktivitetin e enzimës antioksiduese dhe aftësia për të stimuluar një kolagjen më të lartë për të riparuar indet. Vaji i kokosit është treguar se ndihmon në trajtime tradicionale, të tilla si shërimi nga djegia, transmeton Lajmi.net.

4. I mirë për shëndetin e kockave
Vaji i kokosit është zbuluar se redukton stresin oksidativ në kuadër të kockave dhe mund të parandalojë dëme strukturore të kockave.

5. I mirë për prostatën
Vaji i kokosit është gjetur se redukton rritjen e kacereve beninje në prostatë.