Përdorni kripë himalaje në vend të kripës së detit

Kripa e Himalajës përmban minerale të dobishme për organizmin

Lifestyle

17/02/2017 01:40

Kripa është esenciale për jetën, ne nuk mund të jetojmë pa të. Megjithatë duhet të konsumojmë kripë të shëndetshme.

Kripa që përdorim sot për gatim nuk ka asgjë të përbashkët me kripën natyrale. Kripa e zakonshme përmban 97.5% klorid sodium dhe 2.5% kimikate dhe jod.

Kripa e Himalajës përdorët nga shefat e kuzhinës dhe ekspertët e kuzhinës njësoj si kripa e gjellës. Ajo përdorët kryesisht për stimulimin e qarkullimit të gjakut, relaksimit të trupit, ulë tensionin e lartë të gjakut, relakson muskujt si dhe eleminon helmet nga trupi.

Kripa e himalajës posedon mbi 84 minerale. Konsumimi i rregullt i kësaj kripe ofron mineralet thelbësore. Kjo kripë lehtëson simptomat e artritit, psoriazës, herpsit dhe simptomat e gripit dhe etheve./21Media