Përdorën qese në vend të kondomit, kështu e pësuan! (Foto)

Një çift në Vietnam që patën seks për herë të parë, kanë mbetur me lëndime serioze, pasi që burri e ka përdorur një qese plastike në vend të kondomit, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

Lifestyle

14/09/2016 10:01

Dyshja emri i të cilëve nuk është bërë i ditur, që po bënin seks për herë të parë, më pas janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve dhe gjakderdhjes.

Doktorët kanë bërë me dije se çifti ishin studentë kolegji dhe kishin shumë turp që të shkonin në dyqan e të blinin kondom.

Ata kanë thënë se të dy studentët që jetojnë në Vietnam, janë ekzaminuar nga doktorët dhe tani po trajtohen me antibiotikë në mënyrë që ta marrin veten.

Sipas doktorëve, qeset plastike, nuk kanë elasticitet dhe librifikantë dhe janë totalisht të papërshtatshme për këtë qëllim.

Ato mund të shkaktojnë gërvishtje në vagjinë dhe nuk ofrojnë mbrojtjen që e ofrojnë prezervativët.