Për zgjedhjet lokale të 22 tetorit aplikuan 91 subjekte politike

Pak minuta pas mesnate ka përfunduar afati për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe ata për asambletë komunale.

Lajme

23/08/2017 00:33

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencën për media njoftoi se për certifikim kanë aplikuar 91 subjekte politike, prej tyre 35 parti, shumë iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.