Për të dytën herë thyen ligjin, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës thithë cigare në hapësirë të mbyllur

Të kesh një pozitë sa do të lartë në Kosovë gëzon shumë privilegje, e edhe të thyesh ligjin nuk do të thotë asgjë, pasi askush nuk të dënon sepse ti je vet ligji.

Lajme

20/03/2018 22:20

Ndonëse një herë u mundua të fshihet pas asaj që ka pirë duanë në hapësira të mbyllura, këtë herë nuk ka sesi ta fshehë, shkruan lajmi.net. Është pikërisht zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet duke pirë duanë në hapësira publike, së bashku me miqtë e tij.

Nga ana tjetër Komuna e Prishtinës shpesh herë është treguar mjaftë e rreptë në respektimin e ligjit kundër pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura. Por si do të veprojë komuna e Prishtinës në rastin e Tahirit, mbetet të shihet. /Lajmi.net/

 

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, në raportimin e parë ku pretendohet se ka pirë duhan në hapësira publike
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, në raportimin e parë ku pretendohet se ka pirë duhan në hapësira publike

 

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ku prezanton vetën duke pirë duhan në hapësira publike
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ku prezanton vetën duke pirë duhan në hapësira publike