Për dy ditë 89 deputetë të regjistruar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës

43 deputetë janë regjistruar në ditën e dytë në Kuvendin e Kosovës, ku gjithsej për dy ditë janë regjistruar 89 deputetë nga 120 sa i ka gjithsej Kuvendi i Kosovës

Lajme

27/07/2017 16:23

Për tu regjistruar sot kanë ardhur të organizuar deputetët e Listës Serbe, Teuta Rugova nga LDK, Naser Rugova, Enver Hoxhaj nga PDK e deputetë të tjerë.

Regjistrimi do të vazhdojë edhe nesër, ku pritet të bëjë regjistrimin kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidati i LAA, Avdullah Hoti e deputetë të tjerë.