Peja nën ngjyrat e “Misionit të Ri”

Kryeministri Hashim Thaçi ka publikuar në Facebook një fotografi nga një distancë në lartësi, prej nga shihet qyteti i Pejës me të dhe përkrahësit e PDK-së.

Lajme

05/06/2014 23:45

Thaçi ka thënë se nuk po i mungon përkrahja në qytetin e Pejës, por përkundrazi, ata po e përkrahin “Misionin e Ri” të kësaj partie.

“Peja e mbështjellur me ngjyrën e kaltër të Misionit të Ri. Po gjej përkrahje të mrekullueshme dhe masive në katër anët e Republikës për planin tonë të krijimit të vendeve të reja të punës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndryshe, qyteti i Pejës nuk është njohur në zgjedhjet e pasluftës si pikë e fortë e Hashim Thaçit.

Por, një mbështetje e madhe atij po i vjen edhe pas aderimit të biznesmenit Ramiz Kelmendi në PDK, i cili vjen nga Peja.