PDK: Kryetari i Lipjanit ia rregulloi dhëmbët Miss Kosovës me paratë e qytetarëve

 Dega e PDK-së në Lipjan, sot ka bërë një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kundër Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Lajme

25/09/2017 15:57

 

Ky kallëzim penal i PDK-së së Lipjanit ndërlidhet me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i KPRK-së.

“Kryetari aktual i komunës, duke përdorur pozitën zyrtare, ka marrë vendimin nr. ‎400-43900 të datës 30.10.2104, për mbështetje financiare të Kaltrina Neziri, Miss Kosova, për udhëtimin e saj në Filipine për të përfaqësuar Kosovën në garën e bukurisë. Mirëpo, për shkak të mosrealizimit të udhëtimit, e lartcekura mjetet deklaron se i ka përdorur për rregullimin e dhëmbëve”, thuhet në njoftimin e PDK-së së Lipjanit.

Sipas PDK-së, pas dështimit të udhëtimit, duke bërë shkelje ligjore, kryetari nuk e ka anuluar vendimin, por mjetet i ka bartur në llogarinë e Kaltrina Nezirit për t’i përdorur për qëllime tjera

Kjo është komunikata e plotë: