Pavarësisht qëndrimeve për taksën, Haradinaj thotë se raportet me SHBA-të janë të pacënueshme
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur pas takimit që ka pasur me ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, Philip Kosnett.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova është e vendosur që të ruajë marrëdhëniet me SHBA-të, raporton lajmi.net.
Sipas Haradinajt, marrëdhëniet SHBA-Kosovë janë të pacënueshme.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasyshë dallimin eventual në opinione. /Lajmi.net/