Pastroni flokët me lëng molle, ja çfarë ndodh

Çdo ditë e më shumë, shamponët me përbërës kimik po bëhen më pak e të përdorshëm dhe po preferohen mënyra natyrale për të trajtuar flokët.

Lifestyle

03/11/2016 11:13

Është një metodë natyrale për të pastruar flokët për të cilën shumë pak njerëz kanë dëgjuar dhe kjo është nëpërmjet pastrimit me lëng molle, transmeton Indeksonline.

Ju duhet që të lagni flokët më lëng molle dhe ti lini të qëndrojnë ashtu për rreth 15 min përpara se ti pastroni me ujë.

Molla përmban minerale sikurse magnezi dhe kalciumi. Këto minerale parandalojnë rënien e flokëve dhe të mbajnë skalpin të shëndoshë.

Por, para se të përdorni këtë metodë, duhet të keni kujdes se çfarë lëngu molle të zgjidhni. Duhet që ai të jetë organik dhe pa sheqer.