Pas video-skandalit, Rama shkarkon kryebashkiakun Xhelili

Pak minuta pasi qeveria me një vendim të menjëhershëm, të firmosur nga kreu i saj Edi Rama, shkarkoi nga detyra kreun e bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, ky i fundit është vënë edhe në prangat e policisë.

Lajme

13/05/2016 11:05

Policia e Peshkopisë ka arrestuar ish- kryetarin e bashkisë, pas publikimit të videoskandalit ku ai kërkonte favore seksuale nga një vajzë 20 vjeçare në këmbim të një vendi pune.

Arrestimi është bërë në banesën e ish- kryebashkiakut.