Pas SHBA-së edhe ky shtet largohet nga UNESCO – Lajmi.net
Pas SHBA-së edhe ky shtet largohet nga UNESCO
Autori: Lajmi.net BotaLajme 18:48, 12 October 2017
Izraeli ka marrë vendim që të largohet nga UNESCO, e kjo vjen vetëm disa orë pas largimit të SHBA-ve, që është bërë e ditur gjatë ditës së enjte.

Amerika ka listuar pikërisht Izraelin si arsye të largimit të saj, duke e akuzuar këtë organizatë për paragjykime “anti-izraelite”

Mirëpo, sipas gazetës Foreign Policy, vendimi amerikan ka të bëjë edhe me planet për zvogëlimet e shpenzimeve.

Aktualisht mandati i drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, është në përfundim, anëtarët e kësaj organizate janë duke votuar për udhëheqësin e ardhshëm.

Pas dy ditë votimi të fshehtë, që mund të zgjasë deri të premten, kandidati nga shteti i Katarit, Hamad bin Abdulaziz al-Kaëari, është duke udhëhequr ndaj kandidatit të Francës, Audrey Azoulay, dhe atij të Egjiptit, Moushira Khattab, njofton Klan Kosova.

Mundësia e madhe që Kaëari të bëhet udhëheqës i UNESCO-s konsiderohet nga Izraeli dhe SHBA-të si “akt anti-izraelit” dhe dështim që këtë post ta marrë një personalitet më i përshtatshëm.

Fjalët kyçe: Izraeli, SHBA, UNESCO

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Urban Basketball
  • Play Rock Wheels
  • Play Bubble Trouble