Pas problemeve që kanë pasur, BabaStars me risi

Emri i grupit BabaStars së fundmi ka qenë shumë i lakuar nëpër media.

ShowBiz

23/01/2019 16:10

Pas daljes së disa prej anëtarëve nga BabaStars, ky grup po vjen me risi, shkruan lajmi.net.

Njëri prej menaxherëve të tyre, Dekorim Sahiti për lajmi.net ka treguar se Getoar Selimi po vjen me një këngë solo po ashtu edhe reperi Majk është duke e përgatitur këngën e tij të re.

Ai ka treguar gjithashtu se grupi BabaStars po ri-formatizohet dhe për momentin janë fokusuar në këto gjëra.

Lajmi.net ka marrë vesh se po flitet për një duet mes Getit dhe Feros por menaxheri i grupit, Dekorim Sahiti tha se kjo nuk është në planet e para të tyre por gjithçka mund të ndodhë.

Rreth përçarjes së grupit, qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre dhe në videon që ua sjellim në vazhdim kanë zgjedhur të preferuarin e tyre./Lajmi.net/

YouTube player