Pas Kuvendit, bisedime të reja me LAN-in

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje , Glauk Konjufca e ka vlerësuar të palogjikshme kërkesën për zgjedhje të reja përderisa ekziston shumica parlamentare në Kuvend.

Lajme

17/10/2014 08:50

Konjufca ka thënë se për tejkalimin e situatës së krijuar politikisht pikërisht zgjidhja qëndron në aplikimin e parmit të shumicës parlamentare për konstituimin e institucioneve të reja.

Ai ka thënë se pengimi i zbatimit të parimit të shumicës do t’i kthehet “boomerang” PDK-së. Sipas tij, kryeneçësia e Thaçit dhe PDK-së nuk është parim universal, as kushtetues me të cilin rregullohen marrëdhëniet shoqëroro-Institucionale.

“Zgjidhja qëndron në aplikimin e parimit të shumicës parlamentare në Kuvend për konstituimin e institucioneve. Kryeneçësia e Hashim Thaçit dhe PDK-së nuk është parim universal, as kushtetues me të cilin rregullohen marrëdhëniet shoqëroro-institucionale”.

“Ne jemi demokraci përfaqësuese dhe këtu funksionon parimi i shumicës, pengimi i zbatimit të këtij parimi nga PDK-ja do t’u kthehet shumë shpejt atyre ‘boomerang’”, tha Konjufca.

Po ashtu, Konjofca ka bërë me dije për Epokën e Re se, pas konstituimit të Kuvendit, Vetëvendosje do të ulet në bisedime të reja me partitë e koalicionit LAN për qeverisje të përbashkët.