Pas ‘konfliktit’ për grimin e Dukeshës, Arbana i reagon ashpër Sellmës

Dasma e Princit Harry me dukeshën Meghan Markle është shndërruar si ngjarja më e komentuar në publik dhe media.

ShowBiz

20/05/2018 16:24

Madje grimi i thjeshtë i Meghan u bë mollë sherri mes anëtares së PDK-së, Arbana Xharës dhe grimeres Sellma Kasumoviç, shkruan lajmi.net

Ishte Arbana ajo e cila dha komentin e saj duke vlerësuar thjeshtësinë e dukeshës mirëpo e përmendi edhe emrin e grimerës së njohur.

“Kqyrni çika, bën me u ba nuse edhe pa makeup të Sellma. Mos ju nënshtroni mentalitetit provincial. As mos lejoni të tjerët me ju përcaktu ‘normat e bukurisë’.”, ka shkruar Arbana në postimin e saj.

Mirëpo pas kësaj nuk ka munguar edhe reagimi i Sellmës e cila ka përdorur fjalë të ashpra kundrejt Xharës.

“Ai momenti kur nje e ashtuquajtur krijese qe ka ndrru pamje rruges, ta përmend emrin per me fitu vota (sepse as familjaret nuk ia njohin arritjet), plus koment dukeshen nga 5 mije km largesi. Duhet me pas guxim per me komentu fshehtesite e makeupit, e posaqerisht te operacioneve plastike. Hajde flasim per politike, atje ku sukseset e tua kane lene gojëhapur Meghanin e Princat ose @arbanaxharra, eja te studio Sellma, te bejme te dukesh femer (per Princeshe ki pune ne klinika)” ka shkruar Kasumoviq.

Pas këtij postimi ka pasur reagime të shumta, disa në mbrojtje të Arbanës e disa kanë shpërndarë postimin e Sellmës duke  kritikuar Arbanën andaj kjo e fundit ka reaguar sërish.

‘’Qenkan mobilizu gjitha Sellmat me fytyrat si pista te atyre aeroplaneve te rende rus qe bajne gje te gjalla per ne Sibiri e Kazakistan  Pse qenka blasfemi te kritikosh kete maskarade makupesh qe ndodhe – krejta dukeni te nje nene dhe nuk eshte ekologjike me gjithe ato ngjyra qe iu bejne si Frankeshtajni … dhe mos shtyni te flas vertet per „deshtime“ se ne dhoma msheleni’’, ka theksuar Xhara./Lajmi.net/