Pas bisedës me Ramën, ambasadorët në zyrën e Ilir Metës

Lëvizjet e pazakonta të ambasadorëve këtë mëngjes tregojnë se kanë rinisur përpjekjet për negociata mes palëve për krizën.

Lajme

26/04/2017 14:11

Por ndryshe nga dje, ambasadorët janë përqëndruar tek marrëdhënia Rama-Meta. Nga zyra e Edi Ramës në kryeministri, tre ambasadorët, Donald Lu, Romana Vlahutin dhe Borchard kanë hyrë në zyrën e Ilir Metës.

Ata nisën në mesditë një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta, i cili më herët kishte pasur një takim me Edi Ramën, shkruan lapsi.al.

Duket se mes të dyve nuk është gjetur gjuha e përbashkët për atë që do të ndodhë në ditët në vijim, ndërsa askush nuk mund të parashikojë tani se çfarë do të ndodhë brenda koalicionit të majtë, ku është zhvendosur vëmëndja e ambasadorëve.