Partneri përkrahës, çelësi për të hequr stresin e punës

Të kesh një partner që të kupton në shtëpi kur kthehesh nga puna është një fakt shumë i rëndësishëm që ndikon në largimin e stresit të punës.

Lifestyle

18/09/2014 21:55

Mos i fajësoni vetëm oraret e vështira në punë ose shefin apo kolegët e mërzitshëm për stresin që e fitoni në punë. Të kesh një partner në shtëpi që të kupton kur kthehesh nga puna dhe të mbështetë, është po aq e rëndësishme sikur të keni një shef që ju mbështetë në punë gjatë një përvoje të hidhur pune, transmeton Lajmi.net.

“Kjo rezulton në atë se shëndeti mendor në vendin e punës ndryshon. Ky shëndet preket thellë nga gjithë dita e punës që një person e kalon”, tha Alain Marchand, një profesor nga shkolla e marrëdhënieve industriale në Universitetin e Montrealit.

Për të ruajtur një fuqi të punës me të vërtetë të shëndoshë, ne duhet të shohim edhe jashtë zyres ose në shtëpi, në terma të thjeshtë për të luftuar çështjet e shëndetit mendor në vendin e punës, shtoi ai.

Studimi që Marchand e bëri tregoi se ata të cilët kishin partnerë që i përkrahnin edhe kur ishin të stresuar nga puna, kishin më pak probleme me shëndetin mendor dhe ishin më pas më të lumtur, transmeton Lajmi.net.

Sigurisht se faktorët në vendin e punës si punonjësit përkrahës, njohja e punës dhe siguria janë ende të rëndësishme.