Paralajmërimi i frikshëm: Rezervuari po çahet, Golemin e pret një cunam

I ftuar në emision “360 Gradë”, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ka paralajmëruar për një situatë alarmante në rezervuarin e Manskurisë që administrohet nga Bashkia e Durrësit.

Lajme

05/12/2017 22:55

Ish-ministri tha se rezervuari dhe është gati për t’u çarë, çka do të sillte një situatë katastrofale për Golemin.

Rezervuari i Manskurisë është gati duke u çarë dhe po u ça ai rezervurar, të gjitha pallatet dhe ndërtesat në Golem do të merren para nga një cunam i vërtetë. Nuk mund të lihen rezervuaret dhe ujrat në menaxhimin e Bashkive dhe organeve lokale”-u shpreh ai.