Parakalimi i Kosovës në Lojërat Olimpike “çmend” mediet serbe (FOTO)
Ekipi olimpik i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike.
Sport
Ishte xhudisjta Majlinda Kelmendi që i priu këtij ekipi, që përbëhej nga 19 anëtarë.
Derisa të gjitha mediet në botë po shkruajnë për pjesëmarrjen e parë të Kosovës në Lojërat Olimpike, mediet serbe kanë qëndrim ndryshe, shkruan Lajmi.net.
‘Në Maracana’ parakalojnë atletët e shtetit që nuk njihet’, shkruan Telegraf.rs, përcjell Lajmi.net.
Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar vitin e kaluar, ndërsa këtë vit ka thyer izolimin edhe në futboll, duke u pranuar në muajin maj në UEFA dhe pastaj në FIFA.