Paradokset e pasurisë së ambasadorëve shqiptarë! Kur vjehrri të fal 7 shtëpi

Jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe ambasadorët deklarojnë pasuri të paluajtshme trashëgim nga vjehrri, vjehrra dhe nëna.

Lajme

27/08/2017 08:28

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, deklaron se është pronar i shtatë apartamenteve dhe pjesërisht i dy dyqaneve, lënë trashëgim nga prindërit e bashkëshortes.

Shtatë apartamentet ndodhen në Durrës dhe kanë një sipërfaqe prej 67.5 m2, 87.3 m2, 94.1 m2, 38.5 m2, 23.1 m2, 66 m2 dhe 66 m2. Gjithashtu, ambasadori rezulton pronar i 1/5 së një dyqani, me sipërfaqe 40 m2 në Durrës si dhe i një tjetër dyqani me sipërfaqe 28 m2 në Durrës, trashëguar gjithashtu nga prindërit e bashkëshortes. Ambasadori Reka është pronar edhe i tre apartamenteve të tjera në Tiranë dhe Durrës, me sipërfaqe 105 m2 në Tiranë, me vlerë 27 000 dollarë, me sipërfaqe 116 m2 në Tiranë, vlera 85 000 euro dhe me sipërfaqe 70 m2, në Durrës, vlera 35 500 euro.

Ambasadori rezulton gjithashtu se është pronar 1/6 i një shtëpie dykatëshe në Durrës, 186.60 m2, i një trualli 595.48 m2 si dhe i një trualli tjetër me sipërfaqe 321.88 m2, në Durrës, trashëgim nga nëna. Nga ana tjetër, ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Arben Gazioni, rezulton i pastrehë deri në vitin 2015, kur ka marrë këtë detyrë. Ambasadori Gazioni deklaron se deri kur është emëruar për të përfaqësuar Republikën e Shqipërisë në Moskë, ka jetuar në apartamentin e vjehrrës në Tiranë.

Edhe ambasadori i Shqipërisë në NATO, Leonard Demi deklaron vetëm pagën dhe vijimin e shlyerjes së një kredie për shtëpi. Ambasadori i Shqipërisë në Portugali, Edmond Trako, rezulton se është pronar i pesë apartamenteve dhe i dy qyqaneve në Greqi. Ai thotë se këto pasuri i ka përfituar me trashëgimi nga familja.

Ambasadori i ka dhënë pesë apartamentet me qira, ku vetëm brenda një viti kalendarik deklaron 180 mijë euro të ardhura nga qiratë. Ndërkaq, nga dhënia me qira e dy qyqaneve, po në Greqi, deklaron 36 mijë euro të ardhura brenda një viti.

Ai deklaron gjithashtu një tjetër parlament në Durrës, ndërsa bashkëshortja e tij, zonja Iris Trako ka depozituar në bankë 142 mijë euro nga shitja e një terreni në Greqi, për të cilin ajo thotë se është gjithashtu pjesë e trashëgimisë. Ambasadori deklaron edhe një garazh si dhe një depo të papërfunduar në Tiranë.

Ambasadorë të tjerë

Ambasadori i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ermal Dredha, thotë se bashkëshortja e tij është pronare e një shtëpie banimi, me sipërfaqe 110 m2, më vlerë 140 000 euro, ndërsa ka edhe një biznes familjar. Ndërkaq, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në vitin 2014 ka deklaruar shitjen e një apartamenti në Kopenhagen, Danimarkë, më vlerë 236 000 euro.

Djali i tij, Sidrit Minxhozi është pronar i një apartamenti me sipërfaqe 65 m2 në Pogradec, me vlerë 22 000 euro. Djali tjetër, Blerti Minxhozi, është pronar i një apartamenti me sipërfaqe 126 m2 në Tiranë, me vlerë 73 000 euro. Gjithashtu, Blerti Minxhozi është pronar i një tjetër apartamenti me sipërfaqe 70 m2 në Boros, Suedi, me vlerë 30 000 euro.

 

Fatos Reka

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, deklaron se është pronar i shtatë apartamenteve dhe i pjesërisht i dy dyqaneve, lënë trashëgim nga prindërit e bashkëshortes.

 

Edmond Trako

Ambasadori i Shqipërisë në Portugali, Edmond Trako, rezulton se është pronar i pesë apartamenteve dhe i dy qyqaneve në Greqi. Ai thotë se këto pasuri i ka përfituar me trashëgimi nga familja.

 

Pasuria paradoksale e ambasadorëve shqiptarë

Fatos Reka, ambasador i Shqipërisë në Maqedoni

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 67.5 m2 në Durrës trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 87.3 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 94.1 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 38.5 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 23.1 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 66 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 66 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i 1/5 së një dyqani 40 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i 1/5 së një dyqani 28 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 105 m2 në Tiranë, vlera 27 000 dollarë.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 116 m2 në Tiranë, vlera 85 000 euro.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 70 m2, në Durrës, vlera 35 500 euro.

Pronar i 1/6 së një trualli prej 595.48 më në Durrës, trashëgimi nga nëna.

Pronar i 1/6 së një trualli prej 321.88 m2 në Durrës, trashëgimi nga nëna.

Pronar i 1/6 së një shtëpie dykatëshe me sipërfaqe 186.60 m2 në Durrës, trashëguar nga nëna.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 20 546.2 euro.

Obligacion 2-vjeçar në një bankë të nivelit të dytë, 20 000 euro.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 30 000 euro.

Bono thesari në Bankën e Shqipërisë për llogari të qeverisë, 12 110 000 lekë.

 

Edmond Trako, Ambasadori i Shqipërisë në Portugali (pasuria në disa vite)

Qira në vlerën 36 000 euro për dy dyqane në Greqi, përfituar me trashëgimi.

Qira në vlerën 60 000 euro për një apartament banimi në Greqi, përfituar me trashëgimi nga familja.

Qira në vlerën 60 000 euro për një apartament banimi në Greqi, përfituar me trashëgimi nga familja.

Qira në vlerën 60 000 euro për tre apartamente banimi në Greqi, përfituar me trashëgimi nga familja.

Detyrime të papaguara në vlerën 3 000 euro si pagesë e mbetur e një kuote ndaj firmës Lura shpk për një apartament të papërfunduar në Durrës.

Detyrime të papaguara në vlerën 2 000 euro si pagesë e mbetur e një kuote ndaj firmës Beta shpk për një garazh dhe depo të papërfunduar në Tiranë.

Bashkëshortja zonja Iris Trako para të depozituara në vlerën 142 061 euro pas shitjes së një terreni në Greqi pjesë e trashëgimisë.

 

Qemal Minxhozi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë

Të ardhura nga shitja e apartamentit në Kopenhagen, Danimarkë, vlera 236 000 euro.

Djali Sidrit Minxhozi, pronar i një apartamenti me sipërfaqe 65 m2 në Pogradec, vlera 22 000 euro.

Djali Blerti Minxhozi, pronar i një apartamenti me sipërfaqe 126 m2 në Tiranë, vlera 73 000 euro.

Djali Blerti Minxhozi, pronar i një apartamenti me sipërfaqe 70 m2 në Boros, Suedi, vlera 30 000 euro.

 

Arben Gazioni, ambasadori i Shqipërisë në Rusi

I pastrehë (deri në marrjen e detyrës aktuale më 16.01.2015, ka jetuar në Tiranë, në apartamentin e vjehrrës).

 

Leonard Demi, ambasador i Shqipërisë në NATO

Vijon shlyerje e kredisë për shtëpi.

Paga si ambasador 1 810 euro në muaj.

 

Ermal Dredha, ambasadori i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Bashkëshortja Ani Hasanaj, biznes familjar.

Bashkëshortja, pronare me 100 % e një shtëpi banimi në proces legalizimi me sipërfaqe 110 m2, vlera 140 000 euro.

 

Tonin Beci, ish-ambasador në Mal të Zi

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 430 639 lekë.

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 542 euro.

Bashkëshortja zonja Anila Beci paga nga mësimdhënia në vlerën 104 883 lekë.

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 249 135 lekë./

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 3 945 euro.

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 293 dollar.

 

Raporti i ILKDP për fshehjen e pasurisë nga ish-ambasadori në Sllovaki, Agim Isaku

Fshehje e transaksionit dhe burimit të krijimit të shumës për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 268 m2 dhe çmim 147.000 euro, me adresë në rrugën e Elbasanit, Tiranë.

Fshehje e likuiditeteve, zotërim bono thesari në shumën prej 1.900.000 lekë dhe 2.000.000 lekë në emër të subjektit dhe vajzës së tij në Bankën e Shqipërisë.

Fshehje e likuiditeteve, depozitë bankare në shumën prej 60.495 USD në Bankën Intesa San Paolo.

Fshehje e likuiditeteve, bono thesari në shumën prej 1.900.000 lekë në Bankën Intesa SanPaolo.

Fshehje e llogarisë rrjedhëse në shumën prej 169.663 lekë dhe në shumën prej  2.049.087 lekë në Bankën Intesa SanPaolo.

Fshehje e llogarisë së pagës në shumën prej 346.705 lekë në Bankën Intesa SanPaolo.

Fshehje e depozitës në shumën prej 253.327 lekë në Bankën Tirana.

Fshehje e depozitës në shumën prej 9,893 USD në Bankën Tirana.

Fshehje e depozitës në shumën prej 7.076.420 lekë në Bankën Tirana.

Fshehje e llogarisë rrjedhëse në shumën prej 634.975 lekë në Bankën Tirana.

Fshehje e llogarisë në shumën prej 2.780 euro në Bankën Tirana.

Fshehje e llogarisë rrjedhëse në emër të bashkëshortes në shumën prej 1.463.839 lekë në Bankën Tirana.

Fshehje e depozitës së bashkëshortes në shumën prej 7.671.325 lekë në Bankën Tirana.

Fshehje e depozitës në shumën prej 57.084 Euro në Union Bank.

Fshehje e depozitës në shumën prej 7.000.000 lekë në Bankën Credins.

Fshehje e depozitës në shumën prej 100.000 USD në Bankën Credins.

Mungesë e burimit financiar të identifikuar për blerjen e apartamentit në Tiranë, me sipërfaqe 110,94 m, në pronësi të vajzës, në vlerën prej 49.920 euro.

Mosdeklarim të interesave private periodike vjetore për vitin 2010./Shqiptarja.com/