Para penalltisë së Ronaldos ndodhi diçka e pabesueshme (VIDEO)

Ndeshja mes Sevillas dhe Real Madridit mbrëmë ishte shumë e tensionuar.

Sport

16/01/2017 09:04

Lojtarët u kapën në fushë edhe para goditjes së penalltisë nga Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i vendësve, Vitolo, tentoi ta prishë barin te pika e bardhë, para se Ronaldo të godiste, përcjellë “lajmi.net”.

Ky veprim e irritoi portugezin, i cili e goditi Vitolon me top dhe situata eskaloi.

Gjithsesi, Ronaldo shënoi nga penalltia, por Reali humbi në fund 2:1. /Lajmi.net/

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6