Para ndeshjes Zvicër-Serbi, Ledri Vula: Kush e ka veshë portierin sonte o shqiptarë

Sonte të gjithë shqiptarët janë në emocione.

ShowBiz

22/06/2018 17:59

Kjo ngase në kuadër të Kampionatit Botëror sonte zhvillohet ndeshja Zvicër-Serbi, shkruan lajmi.net.

Pikërisht në ekipin e Zvicrës luajnë disa prej futbollistëve shqiptarë, të cilët vazhdimisht na bëjnë krenarë gjithë kombit.

Në rrjete sociale, gjatë gjithë ditës ka pasur komente të shumta lidhur me ndeshjen, e disa prej tyre janë nga artistët tanë.

Ishte Ledri Vula ai i cili së fundi ka postuar një fotografi në të cilën ka shkruar “kush e ka vesh portierin sonte o shiptar #KUQeZI ???”, duke aluduar në kombinimin e ngjyrave kuq e zi, mes fanellave të lojtarëve dhe portierit. /Lajmi.net/

kush e ka vesh portierin sonte o shiptar #KUQeZI ???

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on