Papa nën akuzë për herezi

Dhjetëra dijetarë konservatore katolike kanë akuzuar Papën Françeskun se po behet përhapës i herezive, një përpjekje e guximshme, por me të gjithë gjasat e kotë për të goditur atin e shenjtë argjentinas dhe papatin e tij reformues.

Bota

26/09/2017 12:33

Letra e ngarkuar teologjikisht i është dorëzuar Atit të Shenjtë më 11 gusht me 40 firma poshtë, e që prej atëherë është nënshkruar nga 22 persona të tjerë për t’u bërë publike këtë fundjavë.

Në deklaratën për shtyp të lëshuar më vonë, organizatoret pretendojnë se flasin “në emër të një numri të madh” klerikësh të cilëve u “mungon e drejta e fjalës”.

Letra nuk e akuzon Papën vete si heretik, por për mbështetjen e pozicioneve heretike mbi martesën, moralin dhe Eukaristinë. Vete ligjet e Kishës e kërkojnë që personat kompetentë të mos heshtin kur pastorët e çorientojnë grigjën e besimtarëve, thuhet më tej.

Në mënyrë specifike, ankesat ndaj Papa Françeskut i referohen promovimit të shtatë herezive, e sidomos hapjes së tij për të lejuar që katolikë të divorcuar e të martuar përsëri të marrin kungim.

“Skandale që kanë të bëjnë me besimin dhe moralin kanë pllakosur Kishën dhe të gjithë botën”, shkruajnë firmëtarët, të cilët e quajnë letrën “një akt që bën epokë” e i paprecedent që prej vitit 1333. /TopChannel/