Papa nderon me çmime Richard Gere, George Cloney dhe Salma Hayek

Papa Françesku i ka nderuar me medalje, aktorët amerikanë Richard Gere dhe George Clooney dhe aktoren Salma Hayek në një ceremoni që u mbajt në Vatikan për të promovuar punën e një fondacioni të frymëzuar nga Papa, “Scholas Occurrentes”.

ShowBiz

30/05/2016 16:52

Clooney mori pjesë në ceremoni bashkë me gruan e tij, juristen Amal.

Fondacioni, emri i të cilit do të thotë “shkolla që takohen” në spanjisht, lidh teknologjinë me artin, duke u fokusuar në integrimin social dhe kulturor për paqe.

Papa kishte krijuar një organizatë të ngjashme kur ai ishte kardinal Jorge Bergoglio në Buenos Aires, por “Scolas” tani u bë një fondacion ndërkombëtar që kapërceu Vatikanin.

“Vlerat e rëndësishme mund të transmetohen nga të famshmit,” tha një prej organizatoreve, Lorena Bianchetti, duke shtuar se aktorët kishin rënë dakord për të qënë ambasadorë për një prej projekteve artistike të fondacionit./syri