Panucci: Harrojeni “Botërorin 2018”, ky është objektivi i Shqipërisë

Christian Panucci ka një synim të madh me Kombëtaren shqiptare.

Sport

07/10/2017 12:21

Christian Panucci ka zbuluar objektivin e madh të Kombëtares shqiptare.

Pas dështimit për kualifikim në Kampionatin botëror 2018, selektori Panucci ka thënë se objektivi i ekipit të tij është sigurimi i pjesëmarrjes për në Evropianin e vitit 2020.

“Shqipëria ka një bazë të mirë. Ne synojmë të kualifikohemi në Evropianin e vitit 2020. Sigurisht, na nevojitet pak fat në short”, deklaroi Panucci për “Premium Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Mbështetem shumë tek grupi, tek rëndësia e asaj që do të thotë të jeni shqiptar”, u shpreh ai. /Lajmi.net/