Pamje të para të Emma Watson si ‘E bukura’, në filmin ‘E bukura dhe Bisha’ (VIDEO)

Traileri i parë për filmin 'E bukura dhe bisha' thyen rekordin si traileri më i shikuar në një ditë.

ShowBiz

25/05/2016 16:33

Që në ditën e parë të publikimit, traileri për ribërjen e filmit ‘The beauty and the beast’ ka arritur të thejë rekordin, duke u bërë më i shikuari në ditën e parë të publikimit.

91.8 milionë herë është shikuar brenda 24 orëve traileri vetëm në Facebook, duke kaluar kështu edhe trailerët e ‘Star Wars: The Force Awakens’, përcjellë lajmi.net.

Ri-bërja e parë filmit të famshëm të animuar bëhet nga Disney, vjen në vitin 2017 ndërsa aktorja e ‘Harry Potter’, Emma Watson vjen në rolin e të bukurës./lajmi.net