Pahor: Ratifikimi i demarkacionit dhe marrëveshjet me Serbinë, ju çojnë drejt BE-së dhe NATO-s

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor iu ka adresuar sot Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne.

Lajme

13/02/2018 10:14

Gjatë fjalimit të tij, Pahor ka thënë se sllovenët dhe kosovarët e kanë mbështetur njëri tjetrin në të gjitha proceset.

“Sllovenia është në rrugën e saj për t’i kaluar problemet fqinjësore dhe në këtë aspekt e mbështes përpjekjen e Kosovës dhe Serbisë  për zgjidhjen e problemve. Si mik i juaji po ju bëjë thirrje që të vazhdoni për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve”, ka deklaruar Pahor, raporton lajmi.net.

“Kam ardhur në Kosovë si shokë i shqiptarëve dhe të gjitha nacionaliteteve që jetojnë këtu, ju inkurajoj që të vazhdoni bisedimet dhe t’i respektoni marrëveshjet kjo është e rëndësishme jo vetëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet por edhe për një stabilitet për të gjithë rajonin. Ju jeni të vetdijshëm se duhet arritur paqe për gjithë Ballkanin Perëndimor por edhe Kosovën. Unë e përkrahi zgjidhjen e çështjeve të kufirit të cilat edhe ja kam paraqitur, është e pritshme që vendet t’i zgjidhin problemet para se të bëhen pjesë e BE por edhe marrëveshjet kufitare”, ka shtuar presidenti slloven.

Duke iu drejtuar deputetëve ai ka thënë se duhet pasur guxim politik për t’i zgjidhur të gjitha çështjet të cilat çojnë në rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s.

“Duhet të keni guxim politik t’i zgjidhni këto çështje të cilat do të iu qojnë drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s, Sllovenia do t’iu përkrah në këtë drejtim. Sllovenia ka marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Pahor./Lajmi.net