Pacolli “Qytetar Nderi i Kukësit” në 19 vjetorin e eksodit – Lajmi.net
Pacolli “Qytetar Nderi i Kukësit” në 19 vjetorin e eksodit
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 11:19, 16 April 2018
Behgjet Pacolli
Behgjet Pacolli
Në 19 vjetorin e eksodit kosovar në Kukës, ministrit të jashtëm dhe zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, iu dorëzuan sot nga Qarku i Kukësit titujt “Qytetar Nderi i Kukësit” dhe “Nderi i Qarkut Kukës”.

“Nderimet jepen për kontributin e mëhershëm të z. Pacolli në mbështetje të luftës çlirimtare, të kampeve të bashkëkombësve larguar nga lufta, si dhe vizionit për zhvleftësimin e kufijve midis shqiptarëve nëpërmjet zhvillimit ekonomik”, tha kryetari i bashkisë Kukës Bashkim Shehu

Nga ana e tij, kryediplomati kosovar tha se Kukësi është Kryeqyteti i Mikpritjes Botërore dhe Nobeli i humanizmit global.

“Kukësi e shpëtoi Kosovën në 1999. Nëse kosovarët nuk do kishin qendruar këtu, do ishin shpërndarë nëpër botë. Dhe jo të gjithë, do ktheheshin nga larg për t’i shërbyer Kosovës së Re. Ndaj për mua është krenari që prej sot jam një Kukësian, që prej sot jam njeri si ju”.

16 prilli është dita kur qyteti i Kukësit dhe qarku në tërësi përkujton eksodin e kosovarëve 19 vjet më parë, me aktivitete të ndryshëm, ku marrin pjesë qytetarë nga të dy anët e kufirit tashmë të hapur dhe përfaqësues të Institucioneve.

Ministri i Jashtëm Pacolli është dekoruar më herët edhe nga Presidenti i Shqipërisë me titullin e lartë “Nder i Kombit”.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bubble Trouble