Pacolli nuk e di nëse do të ketë takim mes Thaçit e Vuçiqit në Bruksel

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se aktualisht janë duke zhvilluar takime bilaterale me zyrtarët e Bashkimit Europian.

Lajme

07/09/2018 12:30

Ai ka theksuar se janë në pritje të një takimi me Vuciq por nuk ka konfirmuar nëse ai është anuluar i tëri apo pritet të zhvillohet sot.

”Është atmosferë pune. Jemi duke vazhduar takimet bilaterale me BE-në”.

”Jemi duke u takuar me palën evropiane, a do të ketë takim apo jo, nuk  mund të paragjykojmë por pritet që po”.

Sa i përket lejes për ta vizituar Ujmanin nuk ka bazë, thotë Pacolli.

“Ne nuk kemi marrë asnjëherë një artikulim të sakt se pse duhet të vizitohet Ujmani”, ka shtuar Pacolli.

Ndryshe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq, ka publikuar një email, në të cilin shihet se autoritetet kosovare ia kanë refuzuar Vuçiqit kërkesën për vizitë në liqenin e Ujmanit. /Lajmi.net/