Ora biologjike ndikon në peshën trupore, mos hani asnjëherë në këtë kohë të ditës

Ora e trupit tuaj mund të jetë përgjegjëse për kilogramët e tepërt më shumë nga se mendoni, të paktën ky është përfundimi i një studimi shkecor.

Lifestyle

14/09/2017 21:18

Disa nutricionistë shprehen se nuk duhet të hani të paktën 2 orë përpara gjumit e shumë të tjerë thonë që vakti i fundit duhet ngrënë në orën 19:00.

Hulumtimet e fundit tregojnë se kjo gjë jo vetëm është tejet relative, por organizmi i njerëzve funksionin sipas orës biologjike të gjithësecilit prej nesh. Zakonet e të ushqyerit dhe kilogramët e tepërt ndikohen nga koha kur ju zgjoheni dhe kur shtriheni.

Studimi nga Spitali i Brigamit dhe Women’s Hospital në Boston ka analizuar të dhënat e 110 grave të moshës 18- 22 vjeç për të dokumentuar rutinën e të ngrënit dhe fjeturit.

Studiuesit zbuluan se gjëja më e rëndësishme është të presësh disa orë pas ngrënies para se të shkosh në shtrat, kështu që trupi yt të mundet të tresë ushqimin. Pjesëmarrësit me përqindjet më të larta të yndyrës trupore konsumonin shumicën e kalorive pak para shtratit, kur nivelet e melatoninës (hormoni i gjumit) ishin të larta.

Studiuesit zbuluan se nëse konsumoni ushqim kur trupi liron më shumë melatonin *kohë kur na vjen gjumë, trupi do të akumulojë më shumë yndyrë , pasi organzimi nuk e tret , proces që kryhet shumë më mirë gjatë orëve të para të ditës. /Lajmi.net/