Opozitarit rus i ndalohet të organizojë marsh kundër korrupsionit

Autoritetet e qytetit të Moskës kanë ndaluar marshin anti-korrupsion të planifikuar nga lideri opozitar, Aleksei Navalny.

Bota

19/03/2017 14:37

Navalny ka postur në ueb faqen e tij letrën e policisë, ku thuhet se marshi i planifikuar do të pengonte trafikun dhe do të shkelte të drejtat e banorëve.

Navalny më 14 mars, kishte aplikuar për të mbajtur një marsh në rrugët kryesore të Moskës dhe përfundimi i këtij marshi do të ishte pranë Kremlinit. Mbi 15,000 njerëz thuhej se do të merrnin pjesë në këtë marsh kundër korrupsionit, shkruan REL.

Vladimir Chernikov, kryetar i njësissë rajonale për siguri dhe antikorrupsion në Moksë, ka thënë se organizatorët nuk kanë “siguruar që ngjarja do të mbahet në kohën e duhur” si dhe do të jetë e sigurt.

Navalny, një kritikë i zëshëm i presindetit Vladimir Putin, në muajin dhjetor ka njoftuar se do të garojë në zgjedhjet presidenciale të marsit të vitit 2018, në zgjedhje të cilat, pritet që Putin të kërkojë mandatin e katërt.