Opozita e bashkuar: Protestat nuk do ndalen

Liderët e tri partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës kanë bërë të ditur se protestat e tyre për të arritur kauzën nuk do të ndalen asnjëherë, por se kur do të mbahet protesta e radhës, thanë se do të njoftojnë me kohë.

Lajme

26/02/2016 21:27

Kurse, zgjedhjen e Thaçit në postin e presidentit, ata konsiderojnë se kjo u bë nën presion, pasi shumë deputetë sipas tyre u detyruan të votojë pro Thaçit, raporton lajmi.net.

Kryetari i VV-së Visar Ymeri tha se ata konsiderojnë se Thaçi nuk mund të jetë presidenti Kosovës .

“Zgjedhja e tij u bë në mënyrë të dhunshme, dhe përmes një terrori psikologjik karshi deputetëve që refuzuan të ia japin votën Thaçit, raporton lajmi.net

Ai u bë president nga Vuqiqi, pra sot Kosova e ka në maje të shtetit një njeri i cili nuk do të ishte aty pa përkrahjen e Serbisë”, tha në konferencën për media.

Ajo që ka ndodh sot sipas Ymerit,  është proces jo legjitimi dhe kjo e ka thelluar edhe më shumë krizën e Kosovës dhe se ky fillim i kapjes së shtetit nuk do të kalojë.

Kurse, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka numëruar dështimet e Thaçit në postin e ministrit të Jashtëm.

“Kemi shpreh shqetësimin tonë për shkak se nuk kemi ushtri. Thaçi ka dështuar në politiken e jashtme, ka dështuar të marr njohje dhe ka dështuar në anëtarësimin në UNESCO”, shtoi Haradinaj.

Ndërsa për Fatmir Limajn, kryetarin e Nismas, situate e sotme veçse e ka thelluar edhe më shumë krizën politike në vend. “Sot lajmi keq është se, jo vetëm se nuk po shihet mundësia për dalje nga kriza po nga sot jo u thellua më shumë në krizë politike”, tha ai.

Limaj deklaroi se do të vazhdojnë aktivitetin dhe kauzën e tyre për të rritur shpresën për ndryshim, dhe thotë s është i bindur se ndryshimi do të vijë shpejt. E vetmja zgjidhje për këtë, Limaj tha se janë zgjedhjet e jashtëzakonshme./Lajmi.net