Olti Curri ‘godet’ keq Adelina Tahirin me bashkëshortin

Olti Curri është njëri prej gazetarëve që shpesh i thumbon personazhet e njohura publike.

ShowBiz

23/11/2018 13:47

Këtë e bëri së fundmi edhe me këngëtaren nga Maqedonia, Adelina Tahiri ku kjo e fundit publikoi një fotografi në Instagram me burrin e saj, shkruan lajmi.net.

Më pas ky imazh është ripostuar edhe nga faqja e famshme “Artistët shqiptarë”, me mbishkrimin “Adelina Tahiri me bashkëshortin”.

Komenti i Currit nuk mungoi as këtu teksa thotë se kush është bashkëshorti? Pëlqimet ishin të shumta në komentin e gazetarit, i cili i dha ‘goditje direkte’, artistes Tahiri.

Siç shihet pas kësaj ende nuk kemi parë ndonjë reagim të Adelinës, e cila duket se po shijon pushimet me bashkëshortin e saj. /Lajmi.net/