Obama, Beckham e Middleton, portrete nga mbeturinat

Jane Perkins është një artiste unike. Ajo mbledh mbeturinat ngado dhe bën art me to. Jo gjithfarë arti. Nga ato mbeturina, ajo ka rikrijuar fytyrat e më të famshmëve. Për kë bëhet fjalë, shikoni punimet.

ShowBiz

24/02/2014 22:18

Është një artiste për të cilën nuk është me rëndësi nëse dikush e vlerëson punën e saj si “bërllok”. Kjo për arsye se të gjitha punimet e saj janë të bëra nga mbeturinat e gjetura në shitoret e bamirësisë, pjesët e veturave të shitura dhe përreth shtëpisë së saj.

Duke përdorur mjete si pulla, bizhuteri të thyera dhe pjesë lodrash, Jane Perkins, nga Exeter i Britanisë së Madhe, ka rikrijuar fytyrat e Albert Einstein, David Beckham, Kate Middleton, Mbretëreshën Elizabeta II, Barack Obama si dhe fotografi e piktura më ikonike botërore.

Perkins, 55, doli me idenë e saj unike në vitin 2006, pasi shkroi tezën për materialet e recikluara të përdorshme për art.

Ja disa nga punimet e Jane Perkins: