Nuri Seferi takon Ramush Haradinajn: Të enjten do lirohesh Gjeneral (Foto)

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka njoftuar se mbrëmë është takuar me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajme

28/02/2017 20:31

Duke u shprehur i bindur se të enjten Haradinaj do të lirohet, ai ka shkruar se ndjehet krenar që shqiptarët e kanë një gjeneral të tillë, transmeton lajmi.net

“Padyshim që kamë nder sa herë që e takoj, jo vetem un por të gjithë Shqiptaret besoj që ndjehen me fatë që kemi një Gjeneral të tillë, i cili gjithë veprimtarinë e tijë sëbashku me familjen ja kushtoj Kosoves”, ka shkruar në facebook Nuri Seferi.

Lexo postimin e plotë:

Të dashur miq, mbrem takova përseri Gjeneralin e Uçk-së, mikun tim z.Ramush Haradinaj

Padyshim që kamë nder sa herë që e takoj, jo vetem un por të gjithë Shqiptaret besoj që ndjehen me fatë që kemi një Gjeneral të tillë, i cili gjithë veprimtarinë e tijë sëbashku me familjen ja kushtoj Kosoves.

Të ejnten do të jesh i lirë Gjeneral, Kosova ka nevoj për juve.