“Nuk ka bir nëne e bir kurve…”, Paloka: Ishte kërcënim për Ramën /VIDEO

“Nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më pengojë mua që të bëj drejtësi”.

Lajme

19/04/2018 13:26

Me këto fjalë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e mbylli prononcimin për mediat jashtë sallës së Kuvendit ditën e sotme.

Kjo është e dyta herë që Tahiri, ka përdorur shprehjet e kryeministrit Edi Rama për të reaguar në media.

Herë e parë ishte kur Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij, dhe në një dalje për mediat para se Këshilli i Mandateve të mblidhej për të vendosur për të, Tahiri u shpreh se “nuk keni parë gjë akoma”.

Shprehej në fjalë është përdorur nga Rama teksa mbante një falim në Kuvend kundër opozitës. Në atë kohë, kjo shprehje e thënë nga Tahiri u interpretua si një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

Hera e dytë është shprehja e ditës së sotme, e cila edhe kjo shprehje është thënë nga Rama kur ishte kryetar Bashkie, ku pas një komisioni hetimore për të nga opozitës shpërthejë duke thënë se nuk ka “bir nëne dhe bir kurve që më fut duart në xhepat e mi”.

Kjo shprehje u artikulua edhe nga Tahiri ditën e sotme, teksa tha se është i vendosur për të bërë drejtësi dhe për të dalë i pafajshëm.

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe deputeti i PD-së Edi Paloka, i cili përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, thotë se ky ishte një kërcënim për Edi Ramën.

“Tahiri kercenon per here te dyte Ramen publikisht. Ka perdorur perseri nje shprehje te Rames per ta kercenuar : “Nuk ka bir nene dhe bir kurve te me ndaloje…” kercenoi sot Tahiri me te njejten shprehje qe pergjigjej dikur Rama per akuzat e korrupsionit qe i beheshin kur ishte kryetar bashkie. Paralajmerimi i pare i Tahirit ndaj Rames u be publikisht ne fillimet e skandalit po me nje shprehje te perdorur nga Rama: “nuk keni pare asgje akoma”

I gjendur ne te njejtat rrethana, kur arrestimi i tij eshte perseri afer , i kerkuar me kembengulje jo vetem nga opozita por dhe nga nderkombetaret per shkak te fakteve evidente, Tahiri duket se ka marre sinjale edhe qe Rama eshte gati ta leshoje per here te dyte. Berisha beri dje nje denoncim qe si gjithmone rezulton i vertete.

Ne keto kushte vjen kercenimi i dyte i Tahirit per Ramen duke i bere te qarte se jo vetem nuk pranon te bej burg per Ramen , por ne se Rama do e leshoje, ai do nxjerre jo vetem bemat e fundit te shefit te tij por do ti kthehet dhe aferave korruptive te bashkise. Keta jane ata qe na drejtojne dhe pretendojne madje te pranohen dhe ne BE”, shkruan ai në Facebook.

Seanca e ditës së sotme u shoqërua edhe me një incident mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit Saimir Tahiri.

Ai shkoj afër tij dhe nxori celularin duke u futur Live në profilin e tij në Facebook, ndërsa ka shpërthyer në akuza ndaj tij.

Kujtojmë se Tahiri është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik droge, pas arrestimit të bandës së Habilajve në Itali.

YouTube player