Noizy mezi arrinë 1 milion (Video)

Megjithëse artistët kishin premtuar hit,kjo këngë nuk po del të jetë e tillë.

ShowBiz

24/06/2015 17:22

Bëhet fjalë për projektin “Lej Foret” mes reperit të njohur Noizy dhe këngëtarit Seven Saraqi.

Artistët bashkuan forcat për të sjellur një projekt së bashku,i cili nëse suksesin e masim me klikime në kanalin “Youtube”,del të mos jetë nga më të dëgjuarat,transmeton lajmi.net

Kësaj kënge në krahasim me hitet tjera të kësaj vere që milionshin e kanë arritur në vetëm disa ditë,iu deshën më shumë se 1 muaj për të prekur 1 milionshin në klikime.

Kujtojmë se të dy artistët kanë paralajmëruar projekte të reja që do të sjellin gjatë verës.(Lajmi.net)

YouTube player