Njeriu që i detyron jetën të panjohurve

Mjekët i thanë se nuk mund të bënin më asgjë për të, por ky 24 – vjeçar arriti të fitojë betejën me kancerin falë bujarisë së pabesueshme të të panjohurve.

Lifestyle

12/09/2016 13:41

Kye Eastwood, nga Anglia është pacienti i parë në botë që iu nënshtrua një trajtimi të ri në SHBA, për të kuruar limfomën, pasi njerëz të panjohur dhuruan me mijëra paund, në vetëm pak ditë.

Nëna e 24 – vjeçarit, Amanda Eastwood iu drejtua rrjetit social Facebook për të kërkuar ndihmë duke shkruajtur: “Kam vetëm një shans të fundit për të shpëtuar tim bir”.

Kështu Amanda ndërmori misionin e vështirë për të mbledhur para në mënyrë që ta çonte të birin në Houston të Texas, për t’iu nënshtruar trajtimit që do t’i shpëtonte jetën.

Ajo arriti të mblidhte plot 34 mijë paundë dhe pas trajtimit në SHBA, 24 – vjeçari arriti të mposhtë kancerin.

mami-amanda

Limfoma është një lloj kanceri që nis nga qelizat e njohura si limfocite, që janë pjesë e sistemit imunitar të trupit