Një satelit kinez ka gjetur disa objekte në oqean

Një satelit kinez ka regjistruar pamje të disa objekteve të mëdha teksa po pluskonin në oqean. Këto objekte dyshohen të jenë mbetje të aeroplanit malazijan i cili është zhdukur më 8 mars me 239 persona në bord.

Bota

22/03/2014 12:47

Zyrtarët nga Malajzia kanë thënë sot se një satalit kinez ka pikasur një objekt të madh në oqean, pikërisht në vendin ku hetuesit shpresojnë se do ta gjejnë aeroplanin malajzian të zhdukur tash e më shumë se dy javë.

Ministri i Mbrotjes Hishammuddin Hussein ka thënë sot se ata janë informuar se një satelitk kinez ka parë një objekt 22.5 metra të gjërë dhe rreth 13 metra të gjatë.

“Lajmin na e ka thënë Ambasadori kinez se një satelit ka xhiruar pamje të një objekti që noton në korridorin jugor dhe se autoritetet kineze do të dërgojnë anije që ta verifikojnë atë”.

Televizioni CCTV ka postuar në Tëitter imazhin e një objekti dhe tha se kjo pamje ishte xhiruar në mesditën e së martës, rreth 120 kilometra në jug prej nga një satelit ditë më parë kishte regjistruar pamje të disa objekteve duke pluskuar mbi ujë.

Aeroplanë dhe anije të shumta janë duke kërkuar intensivisht në këtë zonë, por që deri më tani nuk kanë arritur që të gjejnë asnjë mbetje të fluturimit 370, e cila më 8 mars u zhduk nga radarët teksa po udhëtonte nga Kuala Lumpur për në Pekin me 239 persona në bord.