Një restaurant për romët në Slloveni

Këshilli i komunitetit në Maribor ka vendosur që të ndaloëj punimet për hapjen e një restauranti të komuniteti romë. Për romët, ky në fakt, nuk është thjeshtë një restaurant por është një mundësi punësimi.

Lajme

11/11/2013 10:53

Phil Cain, BBC

(Maribor, Slloveni)

Do të mund të ishte një zbulim i madh kulturor- një zingjir i madh i restaurantëve në mbarë Bashkimin Europian, përmes të cilëve do të dilte në pah mikpritja e romëve, ushqimi dhe muzika e tyre.

Por, planet për të hedhur hapin e parë të në ndërtimin e këtij zingjiri restaurantësh janë duke u rrezikuar e po ashtu, marrdhëniet ndër-etnike kanë filluar të keqësohen në Maribor të Sllovenisë, ku Këshilli Lokal doli me një vendim për të ndaluar hapjen e restaurantit të parë.

Ka restaurante kudo, të cilat janë në pronësi të romëve oseqë menaxhohen nga romët në mbarë Bashkimin Europian, por restauranti në Maribor do të ishte i pari që do të përdorte temën rome si pikënisje.

Menyja e restaurantit do t’i jepte një shije cigane gjellërave që janë të Europës Juglindore, si: dollmave, burekut, gullashit ose dhe bakllavës. Gjithashtu do t’ju ofronte klientëve një lexim te filxhanit të një kafje të kthyer mbrapshtë – me supozimin se tregon të ardhmen.

Bashkimi Europian mbështetë ndërmarrjet shoqërore dhe gjithashtu shpreson që dallimi kultural mund të përmisiojë marrëdhëniet ndër-etnike, duke ofruar punësim për romët, të cilët vuajnë nga skamja jashtëzakonisht e madhe.

“Nëse një punëdhënës në Maribor kupton se ju jeni romë, atëherë ju nuk do të mund të punësoheni tek ai”, thotë 37 vjeçari Bayram Mehmeti, kamerieri i ardhshëm i restaurantit.

Prindërit e tij u zhvendosën në Maribor nga Kosova 30 vite më parë.

Mehmeti është njëri nga shumë familjeve rome të Kosovës, të cilët u shpërngulën në Maribor në të njejtën kohë, ku gjetën punë në industrinë e lulëzuar të Mariborit. Por, kolapsi industrial, do të thotë papunësi për romët, që tashmë ka kapur shifrën e 97 për qind.

Sllovenia, një shtet i vogël malor, ju bashkua BE’së në vitin 2004- dhe ishte shteti i parë i ish-Jugosllavisë që e bëri këtë gjë. Si shumica e partnerëve të saj në eurozonë edhe ajo ka vuajtur nga krizat financiare.

Ksenofobia

Projekti i restaurantit tashmë u ka mundësuar trajnim 23 romëve, 5 prej të cilëve u zgjodhën që t’i bashkohen stafit nëse restauranti arrinë që të hap dyert e tij për klientët në muajin shkurt të vitit që vjen.

Plani është që të riinvestohet profiti në mënyrë që të punësohen më shumë njerëz dhe pastaj të zgjerohet ky rrjet edhe në shtetet e tjera të BE’së.

Por, ky plan është vënë në rrezik muajin e kaluar, kur një Këshill i komunitetit ndaloi që vendi që kishte qenë më parë një piceri të shëndrohet në restaurant. Ky lokal ishte premtuar edhe nga Kryetari i Mariborit, Anderj Fistravec.

“Kjo ndalesë ‘sigurisht’ që ishte ksenofobi”, thotë Fistravec, që kishte ushtruar profesionin e sociologut përpara se të zgjidhje Kryetar i Mariborit, në muajin mars.

3, 500 romët e këtij qyteti ndihen të lënë pas dore, thotë reprezentuesi i tyre Fatmir Beçiri, një banor rezident  i Mariborit, për më shumë se 35 vite.

“Jam shumë i pikëlluar për këtë ndarje. Ky nuk është thjesht një restaurant, por është një mundësi që romët të punësohen”, tha ai.

Xhevrije Mazrekut i ishte premuar një punë si asistente e shefit të kuzhinës dhe kjo pauzë kaq e gjatë për të është depesive.

“Kjo më bën që të jem në një disponim të keq. Nuk mund ta kuptoj pse nuk na e dhanë atë lokacion”, tha ajo.

Okupim legal

Kryetari i Mariborit fajëson paraardhësit të tij, Franc Kangler, i cili i kishte premtuar Këshillit të Komunitetit se ata kanë të drejtë të vendosin për fatin e një ndërtese, përpara se ai të jepte  dorëheqje në dhjetor, duke qenë se kishte qenë në shënjestër të shumë protestave anti-korrupsion.

Është e paqartë se si kjo ngatërresë ligjore mbi këtë ndërtesë do të zgjidhet.

Këshilli i Komunitetit mohon të ketë diçka kundër hapjes së restaurantit nga romët, por kundërshton këtë gjë sepse bie ndesh me planet e tyre, që duan ta shëndrojnë këtë ndërtesë në një qendër për komunitetin për të gjitha moshat.

Kritikët thonë se ky plan i Këshillit është i parealizueshëm dhe se ata po mundohen që të ju hedhin hi syve banorëve për të fshehur antipatinë e tyre kundrejt romëvë, ku sugjerohet që të ndahet historia dhe komentet që po bëhen në mediat online në Slloveni.

“Sjellja e tyre (romët) është katastrofike,” thotë privatisht një grua sllovene në moshë të mesme.

“Edhe fëmijët e tyre sillen shumë keq, ata pështynë dhe flasin fjalë të ndyra. Njerëzit e rritur ngasin makina të paregjistruara. Ata vjedhin dhe nuk mendojnë fare të punojnë, posaçërisht gratë”.

Fistravec thotë se sllovenët janë shumë tolerant deri në momentin kur ata personalisht bien në kontakt me një grup tjetër eknik”.

Debati slloven në lidhje në romët, thotë  ai, ka përfshirë edhe diçka tjetër, e ngjashme me “Pyetjen hebreje”.

“Ne jemi të shokuar. Nuk jemi ndjerë kaq të urrejtur më parë”, Fatmir Beçiri, romi që po shpreson për punë në këtë restaurant.