Një pilot holandez “parashikoi” përplasjen e avionit të “Germanwings”

Piloti holandez i Boeing 777, Jan Cocheret, i cili punon për kompaninë ajrore “Emirates”, dy muaj më parë kishte parashikuar një tragjedi të ngjashme sikurse ajo që ndodhi me aeroplanin e Germanwings, i cili javën e kaluar u rrëzua me qëllim në Alpet franceze nga ndihmës/piloti, Andreas Lubitz, me 149 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit në bord.

Bota

01/04/2015 12:55

Piloti holandez shkroi një artikull për një revistë të vogël të një kompanie fluturimi, duke shprehur frikën se sa herë që ngrihet për të shkuar në tualet, shqetësohet mos ndihmës/piloti i emëruar për linjën e caktuar do t’ia mbyll derën e kabinës, dhe do ta merr nën kontroll avionin e tij.

Cocheret nuk e kishte dërguar shkrimin për botim në ndonjë revistë të madhe, sepse shqetësimi i tij i dukej shqetësues për secilin udhëtarë, i ndjeshëm dhe jo i përshtatshëm për konsum nga publiku.

Por duke u nisur nga sulmet e 11 Shtatorit, dhe ndryshimit të ligjit të aviacionit civil nga Shtetet e Bashkuara, ku secili avion udhëtarësh duhet të ketë pilotin dhe dy drejtues, dhe për asnjë cast në kabinë nuk mund të mbetet vetëm një drejtues i aeroplanit, piloti holandez kishte shtruar nevojën që masa të këtilla të merren kudo nëpër botë, për sigurinë e udhëtarëve.

Piloti holandez, Jan Cocheret, që "parashikoi" rrëzimin e avionit të Germanwings
Piloti holandez, Jan Cocheret, që “parashikoi” rrëzimin e avionit të Germanwings

 

Në artikullin e botuar dy muaj më parë, piloti Cocheret shkruan: “Unë ndonjëherë seriozisht e pyes veten se çfarë njeriu është ai që është i ulur pranë meje në kabinë? Si mund të jem i sigurt se unë mund të kem besim tek ai? Ndoshta diçka e tmerrshme ka ndodhur në jetën e tij dhe ai është i paaftë për të kapërcyer krizën?”.

“Prandaj, pyes edhe këtë: Pse nuk ekziston një mënyrë për të hyrë përsëri në kabinë, sepse  nëse personi brenda pamundëson këtë opsion (kodin e sigurisë), kapiteni që ka dalë jashttë nuk mund të futet brenda, nuk mund të bëjë asgjë, por të ulet me pasagjerët dhe të pret se çfarë do të ndodh”, ka shkruar piloti holandez, raporton the Telegraph, transmeton lajmi.net.

Një rast i ngjashëm, ashtu sikurse e ka parashikuar piloti holandez, por i kthyer në tragjedi, ka ndodhur më 24 mars, kur avionin e Germanwings, ndihmës/piloti 28 vjecar, i cili doli të ketë qenë në depresion, Andreas Lubitz, e bllokoi pilotin jashtë kabines dhe e drejtoi avionin drejt tokës.

Prokurori francez, Marseille Brice Robin, duke u mbështetur në informacionin e mbledhur nga “kutia e zezë”, e cila regjistron zërat brenda avionit, dy ditë pas tragjedisë, doli me konstatimin se bashkë-piloti ishte i vetëm në kabinë dhe se qëllimisht e kishte drejtuar avionin drejt tokës, ndërsa piloti ishte mbyllur jashtë.

Prokurori Robin kishte thënë se në kabinë kishte heshtje absolute, derisa piloti nga jashtë po luftonte për të hapur derën dhe për tu futur brenda. Në audi-incizimin e nxjerrë nga “kutia e zezë”, dëgjohet përpjekja e pilotit për të hapur derën dhe ulërimat e udhëtarëve pak para përplasjes. /lajmi.net/

Piloti Andreas Lubitz, që rrëzoi qëllimshëm avionin në Alpet franceze, me 149 udhëtarë në bord
Piloti Andreas Lubitz, që rrëzoi qëllimshëm avionin në Alpet franceze, me 149 udhëtarë në bord