Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe kamionit në Vushtrri

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugorë Vushtrri – Prishtinë.

Lajme

14/06/2018 16:40

Një person ka marrë lëndime, derisa në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që Polica janë duke u marrë me rastin, ka thënë për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, një person është i lënduar. Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një kamion”, ka thënë zëdhënësi Zahiti.